“Levitating” e Dua Lipa-s dhe Da Baby arrin shifrën jubilare në YouTube


October 12, 2020

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka arritur që të thyej rekorde të panumërta në industrinë muzikore.

Disa këngë nga albumi “Future Nostalgia”, ajo ka vendosur t’i sjellë si të ripërpunuara, në bashkëpunim me artist të mëdhenj ndërkombëtarë.

Para disa ditësh ajo lansoi ‘remix’-in e këngës “Levitating” në bashkëpunim me reperin e njohur, Da Baby.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ka bërë të ditur se projekti muzikor ka arritur shifrën jubilare.

“10 milionë klikime në Levitating. Da Baby, faleminderit shumë që mundësove zërin tënd të jetë pjesë e versëve në këtë këngë. Ishte kënaqësi të punoja me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Comments(0)

Log in to comment